Kapiteni i Bayern Munih, Manuel Neuer ka dashur ta hedh pas krahëve humbjen ndaj Real Madrid në Ligën e Kampionëve, e cila i dha fund shpresave që bavarezët të evitonin sezonin pa trofe.
Neuer është shprehur i bindur se ata kanë për t’i shkuar deri në fund etapës pasuese të Champions-it: “Fakti që finalja e ardhshme në Ligën e Kampionëve do të luhet në Munih, i shton akoma më shumë zjarrin ekipin tonë për ta fituar trofeun në shtëpinë tonë. Do të jetë vërtetë diçka e jashtëzakonshme.
Më kujtohet finalja e vitit 2012 ndaj Chelsea, por është koha që fati të flasë për ne.
Skena kundër Realit në Spanjë më dhemb, por nuk i përket së shkuarës”, e mbylli Neuer.