Seferi rikthehet sërish te goli!
Sulmuesi i kombëtares shqiptare të futbollit, Taulant Seferi gjen rrugën drejt rrjetës dhe rikthehet te goli pas dy javësh.
Ndërsa ndeshja Bani Yas-Al Bataeh, në kampionatin e Emirateve të Bashkuara Arabe ishte me rezultatin 0-2, Seferi rihap sfidën.
Në minutën e 57’ sulmuesi shqiptar gjeti rrugën drejt rrjetës me goditje me kokë pas asistit të dhuruar nga Alvarez, me rezultatin e ndeshjes që momentalisht është 1-2.