Skuadra shqiptare, Voska Sport e Ohrit, synon të futet në histori të futbollit të Maqedonisë së Veriut.
Voska synon trofeun e Kupës, e cila do të ndeshet me skuadrën maqedonase Tikveshi nga Kavadari.
“Finalja e Kupës së Maqedonisë do të luhet të mërkurën më 22 maj.
Sot me short u vendos që Tikveshi të jetë mikpritës dhe Voska mysafire, përfaqësuesve të dy klubeve u tha gjithashtu se si Tikveshi ashtu edhe Voska do të stërviten nga një orë në Arenën ‘Todor Proeski’ në Shkup, ku do të zhvillohet finalja e madhe, në orën 19:00”, njofton mediumi maqedonas “Tikveshi”.
Nga Kavadari paralajmërohet një armatë prej 5 mijë tifozësh që do të udhëtojnë drejt Shkupit për të përkrahur Tikveshin.