Me sezonin drejt fundit, Milan ka nisur punën për sezonin e ri, me çështjen kryesore që mbetet trajneri i ri dhe ndërtimi i organikës për sezonin e ardhshëm.
Së fundmi, një prej lojtarëve më të përfolur të “kuqezinjve”, Rafael Leao ka dhënë një intervistë për mediet italiane, me portugezin që ka folur për shumë tema.
Sulmuesi e nisi me fillimin e karrierës dhe aventurën e tij me Milan, duke theksuar se çdo ditë punon për t’u përmirësuar.
“Unë jam një lojtar i ri dhe e di që shumë fëmijë ëndërrojnë të bëhen futbollistë.
Kjo është ajo që më ndihmon në çdo stërvitje, sepse motivohem. Jam rritur me C. Ronaldo-n dhe Ronaldinho-n dhe gjithmonë kamë provuar të ec në hapat e tyre, të bëjë lëvizjet e tyre. K
ur luaj me Cristiano-n është diçka shumë unike, jam i nderuar të luaj me të në kombëtare pasi për mua ai është shembulli ideal. Hapat e parë janë të rëndësishëm, te Sportingu shumë lojtarë luanin më shumë minuta se unë dhe më pas pyesja vetën, po unë pse nuk luaj.
Pas dy vjetësh, trajneri- gjatë parasezonit – erdhi te unë dhe më tha “Rafa mund të jesh çfarë të duash, thjesht ji i fokusuar, duhet të përmirësohesh. Në atë moment më duheshin këto fjalë dhe fillova të rritem. Kur erdha te Milan, fillimi ishte i vështirë, këtu kishte shumë cilësi dhe nuk duhej të humbisja asnjë ditë, asnjë stërvitje dhe vetëm u fokusova të punoj fortë. Në kokën time ishte njësoj si: Unë e di se çfarë duhet të bëj, por më duhet të bëj më shumë, Milani është një ëndërr, ti je këtu, jepi Rafa” – tha fillimisht portugezi.
Më pas, Leao vlerësoi në maksimum edhe Ibrahimovic, teksa tregoi se kishte biseduar me Cancelo-n që ai të transferohej te Milan, por klubi dëshironte lojtarë të rinj në moshë.
“Ibra? Gjatë stërvitjes ai edhe gjërat më të vogla, ishte pas meje, më ndihmonte të isha më i përqendruar përpara portës.
Edhe në ndeshje ai kontrollonte gjithçka, ishte ndonjëherë e pabesueshme. Më ndodhte të isha nervoz gjatë ndeshjeve, më kërkonte të qëndroja i përqendruar.
Kur një lojtar i tillë ju bën më të qetë dhe të sigurt, ndryshimi dhe përmirësimi është më i lehtë. Cancelo? Kur isha në kombëtare, Cancelo luante për Inter-in dhe e ftova të bashkohej me ne, por më pas ai shkoi në Manchester City dhe kështu ishte e vështirë për të nënshkruar me atë.
Por, më pas, edhe ai kërkoi kalimin te Milan, por drejtuesit kërkonin për lojtarë të rinj, ndërsa Cancelo është në gjysmën e karrierës së tij.” – përfundoi Rafael Leao.