Barcelona e bindur se do të firmos me sulmuesin

Futboll

Barcelona e bindur se do të firmos me sulmuesin

Më: 15 maj 2024 Në ora: 14:11
Uiliams

Barcelona është e bindur se mund të bind sulmuesin anësor të Atletik Bilbaos, Niko Uiliams, të nënshkruajë me ta këtë verë, pavarësisht se 21-vjeçari deklaroi se do të jetë për ‘shumë vite të tjera’ me klubin bask, pasi ata fituan Kupën e Mbretit.

Uiliams e zgjati kontratën e tij në nëntor deri në vitin 2026, dhe me të besohet se ka rritur klauzolën e lirimit në 55 milionë euro. Kjo do të jetë pengesa kryesore për çdo nënshkrim për Barcelonën, pasi baskët priren të mos negociojnë për lojtarët e tyre, përkundrazi kërkojnë pagesën e plotë të klauzolës së tyre.

Sipas gazetës katalunase “Sport”, Barcelona është e sigurt për të siguruar dritën jeshile nga vetë Uilliams.

Bisedat me agjentët e tij dhe lojtarin janë të avancuara dhe duket se ata do ta sigurojnë atë. Marrëveshja në vetvete do të ishte e thjeshtë, Barcelona është e vetëdijshme se Bilbao nuk do të negociojë, dhe do të jetë pagesa e klauzolës së tij të lirimit.

Uilliams thuhet se është prioriteti i dytë i Barcelonës këtë verë, me drejtorin sportiv Deko dhe Çavi Hernandez të etur për të sjellë një mesfushor cilësor përpara mbrojtjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat