Inter duket se është vënë në lëvizje për nënshkrimin e kapitenit të gjigantëve të La Liga-s, Real Madrid, Nacho Fernandez. 34-vjeçari iu bashkua Madridit në moshën 11-vjeçare dhe e ka kaluar të gjithë karrierën e tij si lojtar në kryeqytetin spanjoll.
Specialisti i njohur i merkatos Fabrizio Romano raportoi më parë se Nacho kishte marrë oferta nga Major League Soccer (MLS) dhe klube në Arabinë Saudite.
Gjithsesi La Gazzetta dello Sport shkruan se ndërsa një lëvizje në MLS është prioriteti i Nachos, ai ka pasur gjithmonë një admirim për Serinë A dhe ka ndjekur nga afër futbollin italian.
Nacho ka njoftuar synimin e tij për t’u larguar nga Real Madridi në fund të sezonit dhe mundësia për të marrë një mbrojtës kaq me përvojë dhe me kosto zero ka zgjuar interesin e Interit.