Te skuadra zvicerane, St. Gallen po rritet një talent i ri shqiptarë, i cili aktualisht është 16 vjeçar.
Bëhet fjalë për Muhamed Mustafin,
Djaloshi shqiptar është me prejardhje nga Raveni i Gostivarit, dhe aktualisht mban shiritin e kapitenit te skuadra e të rinjve të St. Gallen U16 dhe U17.
Ai luan në pozitën e mbrojtësit qendror. Ai admiron lojtarin e Liverpoolit, Virgil Van Dijk.
Me gjeneratën e U16 të St Gallen fituan kupën e Zvicrës.
Mustafi së fundmi ka nënshkruar kontratë me menaxherin Ari Shaqiri, vëllain e Xherdan Shaqirit.
Hë për hë për talentin Mustafi, disa klube të grupmoshave të reja në Zvicër, kanë shprehur dëshirë që ta shohin në radhët e tyre.
Ambiciet e Mustafit janë që sa më shpejtë të nënshkruajë kontratë profesionale me ekipin e parë të St Gallen.