Thiago Motta bëri punë të jashtëzakonshme këtë edicion në Serie A.
Ai arriti ta kualifikonte Bolognan në Ligën e Kampionëve për edicionin e ardhshëm me super paraqitje përgjatë tërë sezonit 2023/24.
Mirëpo, aventura e tij te ky klub mund të përfundojë në verë.
Juventusi i ka dërguar ofertë trajnerit italian për t’u bërë trajneri i tyre.
Sipas mediave italiane, kontrata e ofruar nga “Zonja e Vjetër” është deri në qershorin e vitit 2027.
Thiago Motta pritet ta njoftojë klubin për vendimin e tij së shpejti.