Në muajin janar deklaroi se do ta mbyllte me Barcelonën në fundin e sezonit.
Skuadra nisi të bënte mirë pas fjalëve të lamtumirës dhe Xavi ndërroi mendje.
Duke deklaruar ditë më parë se ishte kthjelluar dhe do të vijonte të ishte trajneri i Barcelonës edhe sezonin e ardhshëm, minimalisht.
Por, situata e ish-kapitenit legjendar po kthehet në një telenovelë. Dhe Xavi rrezikon shkarkimin në fundin e sezonit sipas raportimeve të katalanase RAC1.
Disa fjalë të trajnerit kanë zemëruar presidentin Joan Laporta, me këtë të fundit që po mendon seriozisht ta largojë nga posti i trajnerit.
“Barcelona do e ketë të vështirë të konkurrojë në një të ardhme afatshkurtër me Realin e Madridit dhe klubet e mëdha europiane si pasojë e problemeve financiare”.
Deklaratë që është pritur keq nga kreu i klubit. Edhe për faktin që Xavi u shfaq entuziast dhe optimist në lidhje me Barçën ditë më parë, ndërkohë që tani ndryshoi mendim.
44-vjeçari, i cili qëndron në pankinën e skuadrës së zemrës prej 6 nëntorit të vitit 2021, ka kontratë me Barcelonën deri në verën e vitit 2025.