Ky sezon ka qenë për t’u harruar për Manchester United.
E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Marcus Rashford, autor i vetëm 8 golave.
Ndërkohë që edicionin e kaluar realizonte plot 30 herë me “Djajtë e Kuq”.
Sulmuesi anglez është përballur me kritika të shumta në rrjetet sociale, por edhe në shkallët e stadiumit.
Rast që u përsërit edhe përpara nisjes së United-Newcastle. Duel që ekipi i Ten Hag e fitoi 3-2.
Rashford po kryente nxehjen me shokët e skuadrës, teksa nuk munguan thumbimet nga tifozët e United, shumë afër grupit të lojtarëve që po përgatiteshin për fillimin e takimit.
26-vjeçari e humbi toruan për një moment dhe tentoi të nisej drejt tifozëve, por ndërhyrjet e Eriksen dhe kapitenit Fernandez shmangën përplasjen e madhe.
Dy shokët e qetësuan disi, duke ndikuar që situata të mos përshkallëzohej. Rashford është përballur me kritika dhe vërshëllima gjatë këtij sezoni.
Tifozët presin më shumë, duke e patur të qartë se sulmuesi ka potencial të madh. Por gjatë këtij sezoni ka shfaqur fare pak nga talenti dhe aftësitë që zotëron.