Partizani me lojtarët që ka në organikë do të mund të ndërtonte dy 11-she, që do të konkurronin çdo ekip tjetër të Kategorisë Superiore.
Të pasurit një stol luksi, trajnerët e të kuqve janë munduar ta shfrytëzojnë në maksimum dhe ia kanë dalë shumë mirë, pasi Partizani ka stolin më efektiv në Kategorinë Superiore.
Lojtarët e aktivizuar nga stoli te të kuqtë kanë arritur të shënojnë gjithsej 13 gola, shifra shumë të mira për nivelet e futbollit tonë.
Vendin e parë e mban Alfred Mensah, që përveç ekipit të tij, është edhe lojtari më efektiv nga stoli në të gjithë Superioren. Ganezi ka shënuar plot 4 gola si zëvendësues.
Ndjekës i tij është Keko me 3 rrjeta, teksa 2 herë ka realizuar edhe Skuka. Nga një herë kanë provuar ta gjejnë rrjetën Da Silva (i larguar), Atanaskoski, Taipi dhe Bintsuka.