Gjilani - Drita, derbi i rivalëve të qytetit 

Futboll

Gjilani - Drita, derbi i rivalëve të qytetit 

Më: 17 maj 2024 Në ora: 21:50
Dienit Isufi

Gjilanit i duhen tre pikë si buka e Dritës jo edhe aq shumë pasi që ka humbur hapin për titullin e kampionit të Kosovës.

Futbollisti i Dritës, Dienit Isufi, tha se e din rëndësinë e derbit, për këtë janë përgatitur në maksimum.

Drita renditet në vend të tretë me 66 pikë e Gjilani në të shtatin me 39 sosh pas javës së 34-të në elitën e futbollit të Kosovës.

"Sa i përket kësaj ndeshje e dijmë rëndësinë e derbit të gjithë dhe jemi përgatitur maksimalisht.

Në këtë ndeshje hyjmë për me fitu dhe shpresoj ta japim maksimumin", tha Isufi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat