Ndeshje me kthesa në rezultat në Firencë por që përfundoi pa ftues (2:2) mes Fiorentinës dhe Napolit.
Ndeshje e luftuar deri në frymën e fundit por pa fitues.
Karakteristikë është se 3 gola u shënuan në pjesën e parë.
Amir Rrahmani spektakolar e Napoli importon një pikë
Amir Rrahmani shënoi në minutën e 8-të.
Politano kroson topi në zonë nga goditja e këndit, Rrahmani “fluturon” e me kokë finalizon, duke kaluar në epërsi Napolin.
Vendasit barazuan me golin e Biraghi në minutën e 40-të.
Pas 2 minutave Nzola shënoi për 2:1.
Kvaratskhelia në minutën e 57-të shënoi eurogol nga gjuajtja e lirë rreth 25 metra, 2:2.
Reprezentuesi i Kosovës, Rrahmani, ka treguar lojë shumë të mirë dhe është ndër me të merituarit që Napoli u kthye me një pikë nga Firenca.
Rrahmanhi u paraqit tërë takimin.
Fiorentina zë vendin e tetë me 54 pikë e ka dy më shumë se Napoli që gjendet një pozitë më poshtë pas javës së 37-të në Serie A.