Skuka nuk

Futboll

Skuka nuk

Më: 17 maj 2024 Në ora: 22:57
Skuka - majtas

Partizani është skuadra e parë finaliste e Final Four. Të kuqtë mposhtën Skënderbeun në gjysmëfinalen e luajtir në Air Albania ku heroi ishte Archange Bintsouka i cili shënoi golin e vetëm në startin e pjesës së dytë.

Në përfundim të ndeshjes, Xhuliano Skuka dha një prononcim.

Bomberi i kuq që u zëvëndësua në minutën e 60', pati disa raste të pastra shënimi apo asisti që nuk rezultuan në tilla.

“Ndeshje si këto duhen dhënë 200%, s’ka rezerva.

Duhet të godisja te rasti që kisha, është zgjedhje momenti. Egnatia apo Vllaznia në finale? Partizani nuk i trembet askujt.

Janë ekipe të forta, Egnatia ka bërë një kampionat shumë të mirë dhe Vllaznia pati një ritëm fitoresh”, tha Skuka.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat