Në liri të përkohshme prej gati dy muajve, pasi pagoi një garanci prej 1 milion eurosh, Dani Alves po përpiqet të rindërtojë jetën e tij përmes punës. I dënuar në shkallë të parë me 4 vite e gjysmë për përdhunimin e një vajze të re në klubin e natës “Sutton” të Barcelonës, ish-mbrojtësi i Juventusit u autorizua nga gjykata të priste dënimin përfundimtar larg burgut.
Dhe kështu, 41-vjeçari hapi “OQP Sport & Management”, një agjenci për përfaqësimin dhe menaxhimin e të drejtave të imazhit të sportistëve, me qendër në qytetin katalanas.
Kompania, e regjistruar në regjistrin e kompanive iberike që nga prilli, është themeluar me një investim fillestar prej 30 mijë euro, siç raporton “Sport” në Spanjë. Dani Alves shfaqet si drejtor dhe aksioner i vetëm i kompanisë.
Nuk është hera e parë që braziliani, futbollist i disa skuadrave të njohura, me më shumë trofe të fituar në histori, së bashku me Messin, ka nisur investime në kompani, disa prej të cilave nuk kanë pasur shumë fat.