Të shtunën luhet java e 33-t të Maqedonisë së Veriut dhe e fundit e këtij sezoni, ku përballë Shkupit është kampioni i ri Struga Trim Lum,
"Për ndeshjen në fjalë futbollistët nën urdhrat e trajnerit Ernest Gjoka kanë punuar gjatë gjithë javës dhe do të kërkojnë që të dalin të luajnë një ndeshje sa më të mirë të mundshme.
Për duelin e të shtunës është prononcuar sulmuesi ynë Xhemal Ibishi, i cili mes tjerash ka thënë se të gjithë do të mundohen të marrin pikët e fundit, që mundë edhe të na dërgojnë në garat evropiane", njofton FC Shkuçi.
“Kemi kaluar nëpër shumë sfida si dhe kishim ulje-ngritje, me një sezon te ngarkuar.
Edhe në ndeshjen e fundit shkojmë për të dhënë maksimumin tonë dhe për të fituar pikët tona.
Besoj që do jetë një ndeshje pjesërisht e vështirë kundër ekipit të Strugës, por unë dhe bashkëlojtarët, së bashku me trajnerin tonë të ri, i cili dha gjithashtu maksimumin në këto ndeshjet e fundit, shpresojmë se do të arrijmë ti kapim pikët e fundit drejt rrugës për në Evropë”, ka thënë Ibishi.
Ndeshja Struga – Shkupi luhet të shtunën në stadiumin e qytetit në Strugë me fillin nga ora 17:00, ndërsa arbitër kryesor i kësaj përballje të fundit të sezonit është Aleksandar Grujoski nga Kërçova.