Carlo Ancelotti mbajti një konferencë për shtyp në Valdebebas, para ndeshjes kundër Villarrealit, ndonëse shumica e pyetjeve u rrotulluan rreth portierit që do të luajë në finalen e Champions League dhe vazhdimësisë më se të mundshme të Kroos e Modric me fanellën e bardhë.
Ndeshja kundër Villarrealit – “Është si një ndeshje përgatitore për finale e Champions-it, e rëndësishme të kemi ritëm dhe qëndrim të mirë.
Duam të ruajmë dinamikën e mirë”., tha Ancelotti.