Ballkani i Therandës është kampion i ri i Kosovës dhe me meritë.
Ballkani sot e ka dëshmuar se me meritë janë në krye dhe praktikisht siguruan titullin e kampionit një javë para se të bie perdja e kampionati.
Llapi ka treguar lojë të mirë sidomos në 45 minutat e dytë por sukses, ndërsa në minutën e 74-të Emërallahu ka realizuar për 1:0 falë asistimit të Korenicës.
Duhet theksuar se në minutën e 12-të dhe të 33-të, Ismajlgeci pati mundësi por nuk shënoi në portën e skuadrës së Llapit.
Në dy rastet intervenoi për mrekulli portieri Avdyli.
Muhamet Hyseni në minutën e 84 shpërdori rast ideal për të barazuar rezultatin.
Ballkani kryeson me 75 pikë, duke lënë pas Llapin me 69 e Dritën me 66 sosh.
Kryetrajneri i Ballkanit, Ilir Daja, është sikur në qiellin e shtatë, sepse ky është titulli i tretë rresht, në taborin llapjan dëshpëroi, ku ishin të pranishëm rreth 4.000 shikues.