Skuadra shqiptare, Voska Sport e Ohrit, debutues në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut, ka shënuar rezultate fantastike gjatë këtij edicioni.
Përveç që është në finale të Kupës së Maqedonisë, e përmbylli kampionatin në vend të shtatë me 42 pikë, Voska ka barazuar me rezultat 1:1 me Gostivarin.
Marushiq shënoi në minutën e 56-të për epërsinë e vendasve.
Rejan Abazi në minutën e 79-të shënoi për Gostivarin dhe barazoi rezultatin 1:1.
Gostivari ka përfunduar në pozitën e 6-të me 42 sosh.
Me ndeshjet e sotme mbyllet Kampionati i Maqedonisë së Veriut.