Qazim Laçi dhe Indrit Tuci festojnë titullin kampion në kampionatin çek.
Dy futbollistët shqiptarë janë pjesë e Spartës së Pragës, që siguroi vendin e parë një javë para fundit, falë fitores së thellë 5-0 në fushën e Mlada Boleslavit.
Sparta ka grumbulluar 86 pikë, katër më shumë se Slavia e Pragës, kur kanë mbetur vetëm tri pikë në lojë, pra ndeshja e fundit e sezonit.
Qazim Laçi është pjesë e Spartës së Pragës që nga fundi i dhjetorit të vitit 2022, pra prej thuajse një viti e gjysmë, ndërsa Indrit Tuci iu bashkua kësaj skuadre gjatë merkatos së dimrit të fundit.