Dominim shqiptar në rajon!
Pas Strugës në elitën e futbollist në Maqedoninë e Veriut, mbrëmë Deçiçi i Tuzit ia doli të shpallet kampion në ligën elitare të futbollit në Malin e Zi, duke nisur festën një javë para fundit të sezonit të rregullt.
Skuadra shqiptare dominoi këtë sezon dhe hapi shampanjën e titullit pas suksesit me rezultatin minimal 0-1 në transfertën ndaj Sutjeskës, ku për më shumë se një pjesë luajti me një futbollist më pak.
Ky është titulli i parë kampion në histori për skuadrën e Deçiçit, që për herë të parë në elitën e futbollit malazez ka debutuar në sezonin 2006-2007.
Deçiqi i Tuzit është rritur ndjeshëm vitet e fundit, duke u renditur gjithmonë në nivele të larta në futbollin malazez, teksa këtë sezon shënoi edhe emrin në librin e artë të fituesve.
Një festë elektrizuese shpërtheu në qytetin e Tuzit, në momentin e mbërritjes së skuadrës, teksa të gjithë tifozët shqiptarë, festuan së bashku këtë moment historik.