Spanja është kampione Europe për herë të pestë për vajza të moshës deri në 17 vjeç, në Malmo të Suedisë, ka mundur Anglinë, thellësisht 4:0.
Spanjës i kanë mjaftuar pesë minutat e fundit për të vendosur dominimin ndaj britanikeve. Fillimisht ka shënuar Serrato në të 41’, e cila ka kthyer në gol aksionin e ndërtuar nga Gomez dhe Aguirrezabala.
Më pas në shtesë në një goditje këndi të Kubos, topin e dërguar në shtyllën e partë të portës angleze e ka çuar në rrjetë Maltbi. Në pjesë e dytë është radha e Segurës për të vendosur dygolëshin e saj.
Fillimisht në të 59’ dhe më pas në të 67’ dhe nuk ka më histori.
Në përfundim të ndeshjes është zhvilluar dhe ceremonia e dorëzimit të trofeut, atje ku fillimisht Serrato ka marrë Këpucën e Artë si shënuesja më e mirë e këtij Kampionati me shtatë gola në pesë ndeshje.
E më pas dhe trofeun e lojtares më të mirë të aktivitetit. Medalje për gjyqtarët dhe Anglinë si vendi i dytë i këtij Europiani, kurse në fund dhe kupa për kapitenen Amaja dhe tek Spanja shpërthen festa. Polonia në vendin e tretë të këtij Europiani, që tashmë do t’ia lërë radhën Botërorit të femrave për moshën deri në 17 vjeç në Republikën Domenikane në tetor të këtij viti.