Mundësia e fundit e Sassuolos për qëndrimin në Serie A. Skuadra emiliane pret Cagliarin në një “finale” mbijetese.
Trajneri Ballardini ka vendosur të ulë në pankinë Marash Kumbullën, duke mos ia toleruar aspak gafën e kryer në humbjen 2-1 kundër Genoas (autogol).
Mes titullarëve për Sassuolon nuk rezulton as Nedim Bajrami, lojtari tjetër i kombëtares shqiptare. Vendasit renditen të parafundit me 29 pikë.
Katër pikë më shumë numërojnë ishullorët e Claudio Ranierit. Dy javë kanë mbetur për t’u luajtur deri në fundin e këtij sezoni në Serie A.