Milani thjesht po pret fundin e kampionatit. Kuqezinjtë u mposhtën 3-1 nga një Torino e karikuar në maksimum për të siguruar kualifikimin në Conference League.
Trajneri i nënkampionë të Italisë, Stefano Pioli uroi kundërshtarët për fitoren, ndërkohë që u ndal edhe te kritikat ndaj skuadrës së tij.
“Ndeshjet përballë Torinos janë gjithmonë fizike, plot duele dhe me shumë topa të dytë. Ata u treguan më të aftë se ne në këto aspekte.
Jemi në vendin e dytë, jemi më të mirët e normalëve. Pasi duhet theksuar se Interi ka zhvilluar një kampionat të jashtëzakonshëm, jashtë normales.
Kemi shfaqur vazhdimësi, kualitet dhe mentalitet, cilësi që na mundësuan të siguronim vendin e dytë në Serie A“, u shpreh trajneri i “Djallit”.