Të gjithë sy e veshë do të jemi nga “Air Albania”.
Në orën 20:00 do të luhet gjysëmfinalja e dytë e “Final – Four”, ku do të mësohet më pas edhe ekipi që do të kualifikohet në finalen e madhe.
Egnatia dhe Vllaznia do të përplasin “brirët” mes tyre në një stadium ku pritet të ketë shumë tifozë.
Një duel spektakolar dhe mjaft i luftuar do të jetë mes rrogozhinasve dhe shkodranëve. Skuadra e Edlir Tetovës është e favorizuar nga barazimi, ndërsa kuqebluve iu bën punë vetëm fitorja.
Kompanitë e basteve kanë zbardhur koeficientët e kësaj sfide dhe sipas tyre,
Egnatia është favorite për të shkuar në finalen e madhe. 2.50 kuotohet fitorja e rrogozhinasve dhe 3.10 barazimi që sërish i dërgon në finale, ndërsa Vllaznia kuotoet me koeficientin 3.00.