Kapiteni i Kombëtares së Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi dhe skuadra e tij Trabzonspori, festuan në udhëtim ndaj Basheksehirit me rezultat minimal 0:1 në xhiron e parafundit të kampionatit turk, duke siguruar kështu vendin e tretë në Superligë.
Momenti kyç në lojë erdhi në fund të pjesës së parë kur Onuachu asistoi e Thomas Mounier shënoi.
Bardhi ishte titullar për ekipin e tij dhe luajti gjithë ndeshjen.
Trabzon me këtë fitore do ta mbyllë kampionatin në pozitën e tretë, menjëherë pas Galatasaray-t dhe Fenerbahçes, të cilët sot në një duel të ndërsjellë do të vendosin kampionin e ri të Turqisë.