Manchester City kampion i Premier League-s për herë të katërt radhazi dhe të 10-tën në histori: ky ishte verdikti kryesor që u dha në javën e fundit të kampionat më elitar në botë, Premier League.
Arsenali, pavarësisht se zhvilloi një kampionat mbresëlënës, e mbyll i dyti me vetëm një pikë më pak se City, Liverpooli i treti dhe Aston Villa në vendin e katërt, plotësojnë katërshen e ekipeve angleze që do të luajnë në Champions League sezonin e ardhshëm.
Sa i përket garës për mbijetesë, Lutoni u bashkohet edhe matematikisht Burnley-t dhe Sheffield Utd në Championsip.
Tottenhami e kishte siguruar me herët pjesëmarrjen në fazën e grupeve të Europa League-s, ndërsa Chelsea, me fitoren ndaj Bournemouthit, siguroi për momentin, pjesëmarrjen në fazën e grupeve të Conference League, por shkon në Europa League nëse Manchester United nuk fiton finalen e FA Cup përballë City-t.