Egnatia përballet sot me Vllazninë në një ndeshje ku përballë vihet skuadra e cila ka dominuar futbollin shqiptar në këtë edicion dhe ajo shkodrane e cila është sfidantja që kërkon t’i rrëmbejë vendin në finale dhe në krah të saj ka traditën.
Megjithatë, trajneri i rrogozhinasve, Edlir Tetova, me një postim domethënës në rrjetet sociale ka lëshuar dorashkën e sfidës ndaj shkodranëve.
Duke marrë shkas nga fakti që në rrjetet sociale Egnatia është etiketuar shpesh si “skuadër e vogël”, ai ka postuar një foto thumbuese.
Aty shfaqet fillimisht një peshk i madh duke ndjekur peshqit e vegjël, ndërsa më pas janë këta të fundit që të bashkuar ndjekin peshkun e madh.
“Mos kalo në panik, organizohu”, shkruhej në këtë foto.