Sulmuesi norvegjez i shënon 4 herë Realit dhe parakalon futbollistin e Gironës!
Taksa të gjitha verdiktet duket se janë zbardhur, e vetmja garë në La Liga, është ajo për “Këpucën e Artë” të golashënuesit, teksa mbrëmjen e sotme, kryesimin e mori sulmuesi norvegjez i Vijarealit, Sorloth, i cili çuditërisht i shënoi plot 4 gola kampionëve të Realit, duke parakaluar sulmuesin ukrainas të Gironës, Dovbyk, i cili realizoi vetëm një gol në triumfin 1-3 ndaj Valencias.
Teksa ka mbetur edhe një javë nga fundi i kampionatit, gara për “Këpucën e Artë”, po duket disi qesharake, me sulmuesit që shënojnë me lëhetësi, në portat kundërshtare.
Në javën e fundit Girona do të presë Granadën, ndërsa Vijareali do të përballet me Osasunën në transfertë. Momentalisht Sorloth kryeson renditjen me 23 gola, dy me shumë se Dovyk..