Jeta pas burgut, Dani Alves hap një kompani

Futboll

Jeta pas burgut, Dani Alves hap një kompani

Më: 20 maj 2024 Në ora: 10:02
Dani Alves

Pasi kaloi më shumë se një vit në burg i akuzuar për përdhunimin e një vajze 23-vjeçare në një prej klubeve të Barcelonës, Dani Alves u lirua më datë 25 mars të këtij viti pasi pagoi një shumë të majme për të mos e kryer pas hekurave dënimin me katër vite e gjysmë.

Brazilianit, tashmë i liruar me kusht i duhet të qëndrojë në Barcelonë dhe çdo javë të paraqitet pranë gjykatës.

Nga ana tjetër, ish-futbollisti i famshëm ka nisur edhe aktivitetet pas periudhës së vështirë teksa ka hapur një kompani me qendër në Barcelonë.

Kjo kompani që mban emrin “”OQP Sport&Management”, me investim fillestar prej 30.000 eurosh do të përfaqësojë të drejtat e imazhit të atletëve në mbarë botën.

Kjo nuk është iniciativa e parë në botën e biznesit nga Dani Alves duke qenë se ai ka themeluar edhe “Flashforëard Group”, një kompani që përfaqëson futbollistet femra.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat