Kylian Mbappe njoftoi këtë muaj që do të largohej nga Paris Saint-Germaini pas gjashtë vjetësh.
Ndërkaq, tani nëna e tij ka njoftuar se edhe i biri i saj i dytë, Ethan, do të largohet nga gjiganti francez.
Sipas gazetarit Fabrizio Romano, ai pritet ta vazhdojë karrierën në Francë por te Lille.
Kurse, Kylian tash e një kohë lidhet me një kalim te Real Madridi.