Paris Saint-Germain mbylli me sukses Ligue 1. Skuadra nga kryeqyteti francez mbeti e pamposhtur jashtë shtëpisë në ndeshjet e ligës dhe tani po përgatitet për finalen e Kupës së Francës të planifikuar për të shtunën e ardhshme.
Skuadra e Luis Enrique do të sfidojë Lyonin për trofeun kombëtar me synimin për të marrë në shtëpi një dopietë në Francë, e cila mund të shërbejë për të zbutur zhgënjimin e eliminimit në gjysmëfinale të Champions League nga Borussia Dortmund.
Dyshimi Mbappé - Megjithatë, ajo që bëri bujë në Francë ishin deklaratat e vetë trajnerit spanjoll në fund të ndeshjes ndaj Metz. "Unë po bëj llogaritë me të gjithë lojtarët e mi, siç kam bërë gjatë gjithë sezonit.
Do të shohim kush është gati, kush nuk është gati, kush do, e kush nuk do”.
Një lloj nxitjeje për sulmuesin që të stërvitet mirë gjatë javës, nesër ai do të rifillojë përgatitjet. Të gjithë e dinë situatën e Mbappe me një kontratë që nuk do të rinovohet dhe Real Madrid gjithmonë në prapavijë,