Maurizio Sarri është në kërkim të aventurës së radhës pasi mbylli atë me Lazion.
Mirëpo, kjo nuk e pengon trajnerin 65-vjeçar që të japë një mendim rreth sezonit të ish-skuadrës së tij, Juventus.
Sarri u shpreh se triumfi në Kupën e Italisë nuk e shpëton sezonin e Juventusit ndërsa i sugjeroi bardhezinjve që t’i besojnë drejtorit Christian Giuntoli.
“Nëse moto e Juventusit është ajo që fitorja është e vetmja që vlen, atëherë mendoj se Kupa e Italisë nuk është e mjaftueshme për të shpëtuar sezonin e tyre. Allegri?
Është pak e vështirë të gjykosh nga larg, duhet të jesh aty prezent për të thënë nëse gaboi apo jo.]
Giuntoli? Mendoj se ai do të ndërtojë një skuadër të denjë për titullin, është njeriu i duhur për këtë.
Është i zoti, ka vendosmëri si dhe ka intuitën e duhur. Giuntoli është një person që do ta kem përgjithmonë në zemër”, u shpreh Sarri.