Klubi i futbollit Prizreni kërkon që të zbatohet rregullorja nga Federata e Futbollit e Kosovës, të hyjnë në Ligën e Parë të Kosovës.
“Duke i pasur parasysh rrethanat e krijuara pas perfundimit të garave në ligën e parë të Kosovës, ku tashmë janë bërë të qarta ekipet të cilat do të largohen nga liga e parë, e ato janë: KF Ulpiana dhe KF Vllaznia e Pozharanit (grupi B) të përjashtuara dhe Phoenix i renditur si i fundit në tabelën e klasifikimit në grupin A, del që tre ekipe do t'i mungojnë ligës së parë.
Klubi ynë është i renditur në pozitën e tretë të ligës së dytë dhe në bazë të rregullores së FFK-së ne presim që FC Prizreni ta plotësojë vakumin e mbetur në ligën e parë të Kosovës.
Kërkesën tonë për rastin në fjalë e deponuam në zyrën respektive të Federatës së futbollit të Kosovës, ku presim për një vendim konformë rregullores së garave të Federatës”, ka reaguar KF Prizreni.