Ballkani i Therandës synon kurorën e dyfishtë.
Pas fitimit të Kampionatit të Kosovës, tani objektiv e ka Kupën e Kosovës në futboll.
Përballja finale me Prishtinën luhet nesër në orën 15.00 në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.
Ballkani zotohet për trofeun e radhës.
“Kampionët e Republikës së Kosovës, zbresin sërish në fushë edhe për një shfaqje tjetër të madhe.
Jemi vetëm një ditë para finales së Kupës së Kosovës, është koha edhe për një hap tjetër të rëndësishëm.
Të motivuar si gjithmonë, në stadiumin "Rexhep Rexhepi" në Drenas, shkojmë për të luftuar me vetëmohim që trofeu i Kupës së Kosovës të vije në Suharekë.
Faleminderit për të gjithë tifozët anë e mbanë Shqiptarisë që në vazhdimësi i qëndroni pranë kampionëve. Edhe kësaj radhe si gjithmonë, bashkë jemi më të fortë”, njofton FC Ballkani..