Sylvinho ditën e sotme ka marrë pasaportën shqiptare..
Timonieri i Kombëtares është bërë shqiptar pak javë para startit të Euro 2024.
Por jo vetëm Sylvinho, por edhe ndihmësit e tij, Zabaleta dhe Doriva janë pajisur me pasaporta shqiptare.
Të 3 janë regjistruar si banorë në qytetin e Lushnjes, saktësisht në lagjen “Çlirimi”.
Kujtojmë se kombëtarja shqiptare bën pjesë në grupi B së bashku me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën.
Euro 2024 do të startojë më 14 qershor dhe finalja e madhe do të luhet më 14 korrik.