Skuadra shqiptare, Voska Sport e Ohrit, nesër (19.00) synon historinë në Kupën e Maqedonisë së Veriut në futboll.
Finalja luhet në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup.
Rival i Voskës është skuadra maqedonase, Tikveshi nga Kavadari.
“Skuadra ndodhet pranë një momenti historik, pasi nesër do të luajmë finalen e Kupës së Maqedonisë dhe për kundërshtarë do të kemi ekipin e Tikveshit.
Kjo është hera e parë që arrijmë në një finale të këtij kompeticioni dhe Voska dëshiron të shkruaj histori, duke fituar trofeun e Kupës së Maqedonisë”, njofton FC Voska.