Milevski publikon listën për Kroacinë dhe Çekinë, ja kush rikthehet!
Maqedonia e Veriut në muajin qershor do të luaj dy ndeshje kontrolluese ndaj Kroacisë dhe Çekisë.
Për këto dy sfida, seleksionuesi Bllagoja Milevski mesditën e kësaj të mërkure ka bërë të ditur listën me futbollist.
Në listën e Milevskit nuk ka ndryshime dhe janë të ftuar 27 lojtarë, në mesin e tyre gjashtë shqiptar standardë si Enis Bardhi, Ezgjan Alioski, Visar Musliu, Agon Elezi, Lirim Qamili si dhe është rikthyer edhe Isnik Alimi që mungoi në grumbullimin e fundit për shkak të dëmtimit.