Selektori i kombëtares A të Maqedonisë së Veriut, Blagoja Milevski, ka shpallur listën e lojtarëve për ndeshjet miqësore kundër Kroacisë (3 qershor, ora 19:00) në Rijekë dhe ndaj Republikës Çeke (10 qershor, ora 18:00) në Hradec Kralove.
“Presim me padurim takimin e ri dhe ndeshjet e forta ndaj Kroacisë dhe Çekisë, dy kombëtaret pjesëmarrëse në Kampionatin Evropian.
Në kombëtaren e Maqedonisë janë futbollistë të cilët kanë konfirmuar se mund të garojnë me skuadrat më të forta evropiane.
I qëndrojmë besnikë lojtarëve që zhvilluan ndeshje të shkëlqyeshme në pjesën e dytë të eliminatoreve për Kampionatin Evropian, veçanërisht ndaj favoritëve të mëdhenj, Anglisë dhe Italisë”, - tha Milevski.
Në mesin e të ftuarve janë gjashtë shqiptarë, si Enis Bardhi, Ezgjan Alioski, Visar Musliu, Agon Elezi, Lirim Qamili si dhe është rikthyer edhe Isnik Alimi.