Ashtu siç dinë të luajnë mirë futboll dhe të fitojnë tituj, në Strugë dinë të festojnë dhe të argëtohen me suksesin, siç është skuadra e Struga Trim Lum.
“Kështu të dielën në mbrëmje e gjithë Struga ishte në këmbë, rreth 7.000-8.000 veta erdhën në festën e kampionit që u mbajt në sheshin e këtij qyteti të bukur dhe kampion.
Këngëtarët e njohur janë kujdesur që festa të jetë në nivel të lartë, ndërsa kulmi i festës ka qenë kur në skenë kanë dalë futbollistët e Struga TL, të cilët këtë sezon kanë treguar se janë më të mirët në Maqedoninë e Veriut”, shkruan mediumi maqedonas “Sportmedia”.
Struga është kampion për të dytin vit rresht dhe tani do të garojë në kualifikueset e Champions League.