Historia do të shkruhet sonte në Arenën e Shkupit nga ora 19:00, qoftë të Tikveshi apo të skuadra shqiptare Voska Sport e Ohri.
Kavadari apo Ohri, për herë të parë do të fitojnë Kupë në futbollin e Maqedonisë së Veriut.
Luhet finalja e 31-të e Kupës së Maqedonisë.
“Nga Kavadari, siç ishte paralajmëruar, filloi “pushtimi” i Shkupit.
Të paktën 5000 tifozë të Tikveshit janë larguar ose kanë mbërritur në kryeqytet dhe do të brohorasin të preferuarit e tyre nga tribunat e Arenës, për të arritur deri te trofeu i parë”, shkruan mediumi maqedonas “Sportmedia”.