Ballkani për herë të parë në historinë e klubit, është shpallur fitues i Kupës së Kosovës.
Pas përfundimit dramatik në Rexhep Rexhepi, pas penalltive suharekasit arritën të mposhtin skuadrën e Prishtinës.
Me përfundimin e ndeshjes, presidenti i klubit, Arsim Kabashi ka deklaruar se tashmë e synojnë Ligëne e Evropës.
“Kjo do të thotë shumë për ne sepse as në ëndrra nuk e kemi parë që do t’i marrim dy Kupat këtë edicion. Tani kemi festë 2-3 ditë. Do të flasim me trajnerin dhe lojtarët. Ky është vetëm fillimi.
Synojmë të ecim edhe më lartë. Tani i kemi garat evropiane dhe do ta përfaqësojmë gjithë Kosovën.
Sivjet synojmë Ligën e Evropës”, ka thënë pas ndeshjes presidenti i Ballkanit, Arsim Kabashi.