Atalanta fiton Europa League
Atalanta është fitues i Kupës së Europa League në futboll.
Skuadra nga Bergamo deklasoi Bayer Leverkusenin, duke e mposhtur me rezultat 3:0 në finalen e madhe që u zhvillua në Dublin të Republikës së Irlandës.
Një atmosferë e bukur futbolli, mbi 50 mijë shikues, panë një Atalantë të frikshme dhe një Bayer jo si zakonisht gjatë edicionit 2023-2024, që disavantazhin e përmbyste shpesh.
Pas 51 ndeshje pa humbje në Gjermani e Evropë, Bayer njoftohet me humbje.
Atalanta – Bayer 3:0
Stadiumi "Aviva" në Dublin.
Shikues: 50.000.
Gjyqtar: I. Kovacs (Rumania).
Shënues; Lookman (12', 26' e 75').
Kartona të verdhë; Wirtz, Tapsoba, Andrich - Gjimshiti, Scamacca, Zappacosta, Koopmeiners.
Atalanta: Musso, Gjimshiti, Hien, Kolasinac (Scalvin 46'), Zappacosta (Hateboer 84'), T. Koopmeiners, Ederson, Ruggeri (Toloi 90+1), de Ketelaere (Pasalic 57'), Lookman dhe Scamacca (Toure 84').
Bayer: Kovar, Tapsoba, Tah, Hincapie, Stanishiq (Boniface 46'), Palacios (,Andrich 68'), Xhaka, Grimaldo (Hlozek 69'), Wirtz (Schick 81'), Frimpong (Tella 81') dhe Adli.
Futbollisti Ademola Lookman është trim i mbrëmjes, duke shënuar het-trik e tronditur kampionin e Gjermanisë.
Reprezentuesi i Shqipërisë, berat Gjimshiti, kapiten i Atalantës, sonte ka dëshmuar lojë të madhe dhe me shokë ka festuar trofeun e parë të ekipit në histori të garave evropiane.
Në minutën e 12-të, mbrojtja e Bayerit reaguan me vonesë në mbrojtje dhe Ademola Lookman nga afërsia nuk fali duke shënuar për 1:0.
Gjimshiti është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 22-të.
Në minutën e 26-të, Ademola Lookman me një goditje të fortë e të saktë, thelloi epërsinë në 2:0.
Portieri i Atalantës, Musso, ka treguar formë duke reagon me sukses pothuajse në çdo situatë.
Në minutën e 75-të, i papërmbajtshmi Ademola Lookman me një depërtim mjeshtëror e me goditje të furishme vulosi sfidën me rezultat 3:0.
Gjimshiti me Atalantën në festë e Xhaka me Bayerin të tronditur nga kjo humbje e thellë, që pak kush e ka pritur me një rezultat të tillë.