Thiago Motta do të jetë trajner i Juventusit.
Mungon vetëm detajet e fundit, sipas asaj që shkruhet nga mediat italiane, trajneri i njohur do të ndajë rrugët shumë shpejt me Bolognan, për të firmosur më pas për “Zonjën e Vjetër”.
Motta do të zëvendësojë Allegrin, i larguar pas tensionit të panevojshëm në finalen e Kupës së Italisë.
41-vjeçari udhëhoqi Bolognan drejt suksesit historik, kualifikimit të madh në Champions.
Ai qëndroi në pankinën e kësaj skuadre për 75 ndeshje, me ekipin që mori mesatarisht 1.71 pikë për ndeshje.