Paul Gascoigne, një nga futbollistët më kontrovers në historinë e Premier League, shfaqet gjysmë lakuriq, duke ekspozuar të gjitha tatuazhet që zbukurojnë trupin e tij.
“Unë jam seksi. Unë e dua Gazzën”, tha ish-futbollisti 56-vjeçar, që luajti për Neëcastle United, Tottenham Hotspur, Lazio, Rangers, Middlesbrough, Everton, Burnley, Gansu Tianma dhe Boston United, duke pozuar në kopshtin e shtëpisë e tij me syze dielli, një kanaçe në dorë dhe duke bërë shenjën e paqes.
Ndjekësit e Gascoigne vunë re shpejt tatuazhet që 56-vjeçari i bën ish-futbollistit në krahë, gjoks dhe bark.
Në vitin 2020 Gascoigne pranoi se dashuria e tij për tatuazhet e ndihmoi të kapërcente varësinë ndaj alkoolit.
“Është varësia ime e re. Unë jam pa alkool. Bëj tatuazhe sepse i dua dhe nuk kam çfarë të bëj tjetër.
Nëse nuk shkoj te artistët e tatuazheve, do të shkoj në pijetore dhe do të pi. Të jem i sinqertë, preferoj të shkoj tek artisti im i tatuazheve”, ka shpjeguar Gascoigne për gazetën “Daily Star”.
Ndër tatuazhet e tij të dukshme janë një imazh i vajzës së tij Bianca, një dryn me një bravë në formë zemre (që i kujton atij të atin), fjalët i patrembur, tela me gjemba, një flutur, një panterë djallëzore, një trëndafil, një zemër….
Gascoigne pranoi në edicionin italian të Famous Island se ai bëri një tatuazh në penisin e tij, “një lule që shndërrohet në pemë”, ndërsa ishte i dehur.