Vllaznia do të luajë ndeshjen e fundit të këtij sezoni. Shkodranët do të bëjnë me Skënderbeun llogaritë e vendit të 3-të, pasi të dyja ekipet dështuan për titullin kampion.
Dueli mes tyre do të luhet në “Air Albania’ ditën e nesërme në orën 19:00.
Thomas Bradariç ka folur para kësaj sfide. Trajneri kroato-gjerman ka theksuar se ekipi i tij duhet të reagojë dhe të 'shkundë' mirë situatën. Ndër të tjera nënvizoi se është ndeshja e fundit dhe tifozëve duhet t’u serviret një lojë e mirë.
“Duhet ta shkundim pak situatën në këtë ndeshje të fundit, me qëllim që ta ndahemi në mënyrën më të mirë me tifozët.
Është e fundit për këtë sezon dhe duhet të ndahemi në mënyrën me të mirë me ta”, u shpreh Thomas Bradariç.
Kujtojmë se ndeshja me Skënderbun do të jetë e 6-ta për Bradric në stolin e Vllaznisë. Timonieri i kuqebluve ia ka dalë të fitojë ndaj Egnatias 1-0 në Rrogozhinë, triumfuan po me Dinamon dhe u ndal në barazim nga Tirana në Klasiken e Shqipërisë.
Në sfidën e 4 u mposht nga Skënderbeu me shifrat 5-1, ndërsa u ndalën po në barazim me Egnatian në gjysmëfinalen e “Final-Four”, e cila solli edhe skualiifkimin e tyre nga gara për titullin.