Milot Rashica së bashku me Enest Muçin do kenë para vetës sfidën më të madhe, që nga koha kur u bashkuan me Besiktasin.
Sonte në përballjen e ‘shqiptarëve’, në finalen e Kupës së Turqisë, Rashica dhe Muçi do kenë kundërshtar Enis Bardhin me skuadrën e Trabzonsporit.
Rashica u bashkua gjatë merkatos verore me Besiktas nga rivali Galatasaray, nga transferimi i tij e deri më tani, kjo është ndeshja më e rëndësishme për Milotin.
Një sezon për të u harruar nga Besiktas, por në fund mund të mbyllin me sukses edicionin 2023/24, duke fituar trofeun e dytë më të vlefshëm në Turqi..