Tani është e qartë se cilat skuadra do ta përfaqësojnë Maqedoninë e Veriut në Evropë për sezonin 2024/25 në futboll.
Struga Trim Lum si kampion do të luajë në kualifikueset e Champions League, Tikveshi si fitues i Kupës dhe Shkendija si e dyta në kampionat do të luajë në kualifikueset Conference League.
"Futbollistët janë lënë të lirë deri më 31 maj, ndërsa më 1 qershor është caktuar starti i përgatitjeve verore.
Ekipi i parë i Shkëndijës ka shkuar në pauzën verore.
Fundi i sezonit garues 2023/2024 mbylli aktivitetet e kuqezinjëve për kampanjën e shkuar dhe skuadra tashmë është në pushim.
Futbollistët do të jenë të lirë deri më 31 maj, ndërsa më 1 qershor është caktuar grumbullimi i parë kur pritet të shënohet edhe starti i fazës përgatitore verore për paraqitjen në eliminatoret e UEFA Conference League", njofton FC Shkëndija.