Tre futbollistët e Shkëndijës do të jenë pjesë e ekipit kombëtar

Futboll

Tre futbollistët e Shkëndijës do të jenë pjesë e ekipit kombëtar

Më: 23 maj 2024 Në ora: 19:20
Foto ilustrim

Tre futbollistët e Shkëndijës do të jenë pjesë e ekipit kombëtar të shpresave të Maqedonisë në testet me Poloninë dhe Bosnje e Hercegovinën.

"Reshat Ramadani, Vane Krstevski dhe Fiton Ademi kanë marrë ftesë për tu bashkuar me përfaqësuesen U21 të Maqedonisë.

Seleksionuesi i shpresave të vendit, Dragan Kanatllarovski ka publikuar listën e futbollistëve për dy ndeshjet kontrolluese që muajin e ardhshëm do të luhen përballë Polonisë (Radom, 1 qershor) dhe Bosnje e Hercegovinës (Konjiq, 5 qershor). 

R. Ramadani dhe Krstevski tashmë janë pjesë e rregullt e shpresave, ndërsa për Ademin do të jetë hera e parë që grumbullohet me Maqedoninë U21 ku merr ftesë pas paraqitjeve pozitive me kuqezinjtë në gjysmësezonin pranveror", njofton FC Shkëndija.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat