Erbim Fagu nuk është më trajner i Tiranës.
Klubi bardheblu ka njoftuar se bashkëpunimi mes tyre dhe teknikut 37-vjeçar është mbyllur me konsensus.
Fagu u emërua në krye të Tiranës më 20 shkurt, kur mori vendin e të shkarkuarit, Julian Ahmataj, duke shpresuar për titullin kampion.
Por, edhe me ardhjen e Fagut, Tirana nuk ia doli që të merrte pjesë në Final 4.
37-vjeçari e mbyll aventurën e tij me Tiranën pas 16 ndeshjesH, ku nga të cilat ka fituar 6, ka barazuar 5 dhe ka humbur po 5. Bashkë me trajnerin Fagu, Tirana njofton se është larguar edhe ndihmësi i tij, Endri Vrapi.